Dita e sotme e Premier League në kuadër të xhiros së 8-të do të mbyllet me një super derbi.
Liverpool do të mirëpresë sot në Anfield skuadrën e Chelseas me fillim nga ora 17:30.
Të Kuqtë janë aktualisht lider të Premier League me 18 pikë të mbledhura, kurse Blutë ndodhen në pozitën e 6-të me 14 pikë.
Londinezët që nga humbja në xhiron e parë ndaj Manchester Cityt, janë në një seri prej 6 ndeshjeve pa humbje (4 fitore, 2 barazime).
Ndërkohë ‘Reds’ kanë 6 fitore pas 7 xhirove të para, me të vetmen humbje të pësuar ndaj Nottingham Forest në Anfield.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Liverpool XI: Kelleher; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Jones, Szoboszlai; Salah, Jota, Gakpo.
Chelsea XI: Sanchez; James, Tosin, Colwill, Gusto; Lavia, Caicedo; Madueke, Palmer, Sancho; Jackson.