Superiorja shqiptare mbyllet më 30 dhjetor dhe këtë mesjavë do të zhvillohet edhe java e 12-të kampionale.
Në këtë javë, do të veçohet klasikja e vjetër shqiptare që zhvillohet në kryeqytet midis Tiranës dhe Vllaznisë.
“Kaltërebardhët” janë kampionë në fuqi, derisa Vllaznia këtë edicion është duke marshuar drejt titullit të kampionit pas shumë viteve.
Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Kukesit dhe Teutës.
Skenderbeu që u turpërua këtë javë luan në shtëpi ndaj Bylisit, ndërkaq Partizani ka punë me Lacin si mysafir.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e mërkurë.
Këto janë çiftet e javës së 12-të në Superioren shqiptare:
Apolonia – Kastrioti
Tirana – Vllaznia
Laci – Partizani
Skenderbeu – Bylis
Kukesi – Teuta