Derbi Ballkani – Prishtina mbyllet pa fitues, Llapi triumfon ndaj Lirisë

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.

Derbi i kësaj jave ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës u mbyll pa fitues.

Ndeshja e zhvilluar në Suharek përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0:0.

Kampioni i Kosovës dominoi ndeshjen dhe kishte rastet më të mira, por nuk i shfrytëzoi ato.

Ballkani mbetet në krye të Superligës me 39 pikë, derisa Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër Llapi ka triumfuar pa probleme përballë Lirisë.

Skuadra nga Podujeva morri pikët e plota pas një fitore 2:0.

Muhamet Hyseni në pjesën e parë dhe Hamdi Namani në të dytën ia dhuruan fitoren Llapit.

Me këto tre pikë Llapi ngritët në pozitën e dytë me 34 sosh, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë pas 18 xhirove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *