Sipas mediave katalunase, Depay do të nënshkruajë javën tjetër me “Blaugranët”.
27- vjeçari, pritet të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare, me pagë 5 milionë euro plus bonuse, ai do ti bashkohet Barçës si futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Lyonin.
Holandezi sezonin e kaluar zhvilloi 37 paraqitje me fanellën e Lyonit në Ligue I, duke realizuar 20 gola.