Dënimi nga FFK-ja, Prishtina ndeshjen kundër Malishevës e luan në këtë stadium

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj FC Malishevës.

Ky duel që i takon xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar do të zhvillohet të mërkurën (14 Shtator) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FC Prishtinës në Facebook.

Përballja në fjalë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Prishtina është dënuar me dy ndeshje moslojë në kryeqytet dhe pa praninë e tifozëve, për shkak të incidenteve të krijuara nga tifogrupi “Plisat” në stadiumin “Fadil Vokrri” para duelit me Ballkanin.

Një person mbeti i therur me thikë pas përleshjeve mes “Plisave” dhe “Xhebrailave” para derbit të javës së pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *