Moussa Dembele është futur nga stoli dhe ka vendosur ndeshjen e luajtur nga Lyon-i kundër Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League dhe duke i dhuruar skuadrës së tij një vend në gjysmëfinale.
Ai është zgjedhur lojtari i ndeshjes dhe ka thënë për RMC Sport:
“Kur je në stol nuk është gjithmonë e lehtë. Kur hyn në fushë kërkon të japësh gjithçka dhe unë e bëra këtë sot”.
“Mentaliteti i skuadrës ka ndryshuar dhe ne jemi një ekip i madh”.