Ousmane Dembele ka lënë të kuptohet se do ta vazhdojë marrëveshjen me Barcelonën, pavarësisht thashethemeve se Manchester Unitedi dhe Juventusi e duan atë.
Marrëveshja e tanishme e Dembeles me Barçën mbaron në fund të këtij sezoni dhe bisedimet mes përfaqësuesve të tij dhe klubit kanë ngecur që një kohë të gjatë.
Vazhdimi i qëndrimit të përfaqësuesit francez në Camp Nou duhej i pamundur muaj më parë, por duket se trajneri i ri Xavi e ka bindur ish-yllin e Borussia Dortmundit të nënshkruajë marrëveshje të re.
Xavi kishte thënë menjëherë pasi ishte emëruar trajner i Barçës se vazhdimi i marrëveshjes së Dembeles ishte synimi kryesor i klubit, por presidenti Joan Laporta kishte thënë në fillim të nëntorit se bisedimet po shkonin më ngadalë seç pritej, duke i dhënë shpresë Unitedit dhe Juventusit.
Megjithatë, 24-vjeçari ka lënë të kuptohet me një postim në rrjetet sociale të hënën se e ardhmja e tij është në Camp Nou.
Dembele e postoi emblemën e Barcelonës në llogarinë e vet në Instagram duke e nënvizuar përkushtimin e vet ndaj klubit.
Mbase kjo nënkupton se e ardhmja e tij i përket Barcelonës e jo Unitedit apo Juventusit.