Dembele dështon keq, a ishte ky ekzekutimi më i dobët nga këndi në histori? (Video)

Franca arkëtoi pikët e plota në ndeshjen e dytë të Grupit D për kualifikimet e Kupës së Botës.

“Gjelat” fituan 0:2 ndaj Kazakhistanit në stadiumin “Astana Arena” me golat e Ousmane Dembeles (19’) dhe autogolin e Maliy (44’).

Realizatorit të golit të parë, Dembeles për një moment nuk i shkoi aq mirë, derisa po ekzekutonte një goditje këndi.

11 minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, ai dështoi keq në një goditje nga këndi, teksa rrëshqiti dhe topin nuk mundi ta dërgonte te bashkëlojtarët e tij në zonën e kundërshtarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *