Dellova i larguar, Abazi i dëmtuar – ky pritet të jetë formacioni i Zekirja Ramadanit ndaj Ferencvarosit

Prishtina do të jetë mysafir i Ferencvarosit në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Kampionëve.

Zekirija Ramadani ka bërë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje, në stërvitjen e fundit të mbajtur në ‘Groupama Aréna’ në Budapest.

Zeka në mungesë të Lumbardh Dellovës të kthyer nga huazimi te Hajduk Split dhe lëndimit të Leonit Abazit, prite të bëjë disa ndryshime.

Në portë mbetet Ardit Nika, ndërsa në mbrojtje pritet të luajë Qëndrim Zyba, së bashku me Besnik Krasniqin, Leotrim Bekteshin dhe Gledi Micin, shkruan Gazeta Olle.

Në mesfushë pritet të jenë Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Sabjen Lilaj dhe Leotrim Kryeziu.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, people playing football, njerëz në këmbë dhe bar

Sulmi pritet t’i besohet Oto Johnit, ndërsa pas tij pritet të jetë Mendurim Hoti.

Prishtina pritet të ketë edhe zgjidhje të rëndësishme në bankën rezerve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *