Sezoni i ri i Superligës së Kosovës në futboll do të startojë në fundjavë, më saktësisht të shtunën.
Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet që do të luhen në xhiron e parë të stinorit të ri të Superligës.
Në ndeshjen mes Dritës e Feronikelit gjyqtar kryesor do të jetë, Besfort Kasumi, kurse do të asistohet nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Gramos Shala.
Në ballafaqimin Drenica – Gjilani, Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Fatlum Berisha, Bujar Selimaj do të jenë asistent, e Ilir Mehmeti gjyqtar i katërt.
Në ballafaqimin Llapi – Ulpiana, Alban Shala është gjyqtari kryesor, kurse do të asistohet nga Lumturije Muhadri e Meriton Berisha. Burim Jahmurataj do të jetë gjyqtari i katërt.
Në sfidën mes Malishevës e Prishtinës, Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtari kryesor, e do të asistohet nga Hekuran Osmani e Fatlum Jashari. Gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti.
Në ballafaqimin mes Ballkanit e Dukagjinit, Visar Kastrati do të jetë gjyqtar kryesor, kurse Besnik Morina e Granit Hyseni do ta asistojnë – ndërsa Mervan Bejtullahu si gjyqtar i katërt.
Ja edhe delegimet e plota përfshirë VAR’in: