Xhiro e ardhshme në Superligën e Kosovës në futboll, ajo e 31-ta zhvillohet në mesjavë.
Në krahasim me javën e kaluar, kjo xhiro e elitës së futbollit kosovar pritet të jetë më e zbehtë me derbi, ndonëse veçohen disa takime interesante.
Ballkani – Llapi, shënon një nga takimet interesante e cila do të gjykohet nga Besfort Kasumi së bashku me Granit Hysenin e Meriton Berishën si dy ndihmësit e tij.
Dardan Çaka që mungoi një kohë është deleguar në ndeshjen Prishtina – Trepça ’89 e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Edmond Zeqiri dhe Elvis Bicaj do të jetë asistentët e Çakës.
Gramos Shala do të udhëtojë sërish në drejtim të Anamoravës, kësaj radhe do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Gjilani – Drenica. /Demokracia.com
Këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve për javën e 31-të në Superligë: