Delegacioni i FFK-së viziton familjen Hadërgjonaj

Presidenti Agim Ademi sot me delegacionin e FFK-së ka qëndruar për vizitë në familjen e Florent Hadërgjonajt për t’i shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gjyshit.

Me këtë rast, presidenti Ademi shprehu mbështetjen e tij dhe të komunitetit të futbollit për futbollistin e Kombëtares në këto ditë pikëllimi në familjen e tij, duke e inkurajuar që dhimbjen për gjyshin ta kthejë në forcë dhe gjithmonë të ndjehet krenar për atë çfarë ka bërë për familjen dhe vendin e origjinës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *