Leipzigu ka triumfuar në udhëtim te Tottenhami në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Klubi gjerman fitoi në Londër me rezultatin minimal 1:0.
Ndeshja ishte mjaft e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për shënim.
Sidoqoftë, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Gjermanët arritën të fitonin një penallti në pjesën e dytë dhe i saktë nga pika e bardhë u tregua Timo Werner në minutën e 58-të.
Jose Mourinho zëvendësoi anglezin Dele Alli, i cili pasi u ulë në bankë shpërtheu në mënyrë të paparë.
Dele Alli looking like every Spurs fan when they realized their club sacked Poch for a washed up dinosaur in Mourinho #TOTRBL pic.twitter.com/pPzdFryYXV
— Axhole Rose (@AxholeRose) February 19, 2020