Andrea Pirlo do të jetë trajner i ri i Juventusit pas shkarkimit të Maurizio Sarri.
Ky vendim i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, që erdhi vetëm pak orë pas shkarkimit të Sarrit, i ka befasuar të gjithë, përfshirë edhe legjendën, Alessandro del Piero.
Del Piero, mik dhe ish-shok skuadre i Pirlos, thotë se s’do të kishte vënë bast as edhe një euro që Juve do të ulte në stol Pirlon.
“Sinqerisht, nuk do të kisha vënë bast as edhe një euro. Ka qenë një surprizë edhe për mua”, u shpreh De Piero për ‘Sky Sport’.
“Isha i lumtur kur mori drejtimin e ekipit Under 23, ishte gjëja e duhur për të, por këtu po flasim për diçka shumë më të madhe dhe i uroj fat”.
“Krahasimi me Zidane? Nuk është e drejtë të bëhet, Zizou kishte drejtuar skuadrën e dytë dhe ka qenë zëvendës i Carlo Ancelottit, por Pirlo ka gjithçka që i duhet për të bërë gjëra më të mëdha se Zidane”.
“E njeh ambientin, lojtarët dhe klubin, besoj se kanë folur shumë hapur”.