Deklasimi i Ballkanit nga Llapi e “çrregullon” edhe renditjen tabelare (FOTO)

Me derbin ndërmjet Llapit dhe Ballkanit të zhvilluar të dielën, është kompletuar edhe xhiro e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina bëri një përmbysje të madhe të rezultatit pasi ishte në disavantazh 1-0 dhe pastaj i rikthye fuqishëm duke shënuar katër gola dhe duke fituar kështu tri pikë shumë të rëndësishme.

Pikërisht fitorja e Llapit ndaj Ballkanit ka ndikuar shumë që të ndryshojë edhe renditja tabelarë e Superligës së Kosovës, sidomos në pjesën e sipërme të saj.

Tani, Gjilani është lider i tabelës më 25 pikë, aq sa ka edhe rivali lokal i tyre Drita në vendin e dytë. Në të tretin pozicionohet Ballkani me 24 pikë, i ndjekur pikërisht nga Llapi me tri pikë më pak në vendin e katërt.

Kjo është renditja e plotë tabelare e Superligës së Kosovës:

Gjilani 25

Drita 25

Ballkani 24

Llapi 21

Drenica 20

Prishtina 18

Ulpiana 16

Malisheva 15

Dukagjini 15

Feronikeli 10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *