Deklarohet Dembele: Kam një kontratë dhe jam në dispozicion për Xavin – nuk do të dorëzohem

‘Telenovela’ mes Dembeles dhe Barcelonës po vazhdon akoma.

Pas lajmeve të fundit që theksuan se Barcelona dëshiron ta heqë qafe Dembelen këtë afat të janarit për shkak se ai nuk iu është përgjigjur kontratës për rinovim, ka reaguar edhe vetë futbollisti.

Ai ka theksuar se ka një kontratë me Barcelonën dhe është në dispozicion për Xavin.

“Mos mendoni se jam jashtë projektit. Mos flisni për qëllime që nuk i kam pasur kurrë. Unë kam një kontratë dhe jam në dispozicion për Xavi. Unë nuk do të dorëzohem”.

“Ka bisedime për kontratën në vazhdim. Agjenti im është në të – Unë jam i fokusuar vetëm në fushë”, ka deklaruar Dembele në një komunikatë zyrtare të lëshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *