Manchester United ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Cristiano Ronaldos të dielën mbrëma.
Ylli portugez i Man United bëri deklarata të forta duke sulmuar klubin e tij aktual për mënyrën se si janë sjellur me të, duke thënë se ata e kanë “tradhtuar” atë, shkruan Demokracia.com.
“Djajtë e Kuq” kanë lëshuar një komunikatë në uebfaqen e tyre zyrtare në lidhje me deklaratat që bën bujë në gjithë botën e futbollit.
“Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”, shkruhet ndër tjerash në komunikatën e Man United.
ℹ️ Club statement.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 14, 2022
Ronaldo në një intervistë me kolumnistin e Sun Sport, Piers Morgan, pesë herë fituesi i Topit të Artë tha për Ten Hag: “Unë nuk kam respekt për të sepse ai nuk tregon respekt për mua”.
“Nëse nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju. Ata nuk kanë treguar mëshirë as për vazjën time të sëmurë. Manchester United më ka tradhtuar”.