Deklarat befasuese nga Setien: Lojtarët ende e kanë në mendje eliminimin kundër Liverpoolit

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur eliminimin e Barcelonës vitin e kaluar kundër Liverpoolit, duke u shprehur se lojtarët ende e kanë në mendje atë përballje.

Atë ndeshje Blaugranat u eliminuan nga Të Kuqtë me rezultat 4:3 në gjysmëfinale, anise kryesonin 3:0 me avantazhin e lojës së parë.

Në konferencën për shtyp para sfidës kundër Napolit, tekniku u shpreh se lojtarët ende e vuajnë atë ngjarje, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi folur shumë pak për këtë çështje me lojtarët, por besoj se ende e kanë në mendje atë sfidë”, u shpreh Setien.

61-vjeçari ndër të tjera theksoi se skuadra e tij tashmë është e përgatitur dhe do të japë gjithçka në këtë kompeticion.

“Ky ekip ka besim, dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë ritëm”, ishin fjalët e spanjollit.

Pas përballjes në San Paolo, trajneri do ta ketë ndeshjen e vështirë kundër Real Madridit në La Liga e cila do të vendos shumëçka lidhur me ambiciet e klubit katalan këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *