Declan Rice, mesfushori i Anglisë, tregoi interesimin e tij për Lamine Yamal, një sulmues 16-vjeçar spanjoll që ka spikatur në Euro 2024.
“Kur isha 16 vjeç, përpiqesha të kaloja provimet në shkollë. Dhe tani kemi Yamal që e vendos Spanjën në një nivel shumë të lartë në këtë kampionat evropian. Ajo që po bën në moshën 16-vjeçare është në një nivel tjetër”, tha ai duke folur për gazetarët.
Lojtari i Arsenalit ka rrëfyer se nuk pi alkool, por se do të bëjë përjashtim nëse Anglia mposht Spanjën dhe fiton Euro 2024.
“Mbaj mend që para finales së fundit thashë se do të pija alkool nëse fitonim. Që atëherë, kam pirë një birrë, por me limon! Nëse fitojmë, do të pi një birrë të vërtetë. Me siguri do të më duhet të mbuloj hundën, sepse e urrej erën”, tha ai.
Anglia dhe Spanja kanë një takim të planifikuar për në orën 20:00 të dielën, në Berlin.