Debutoi me humbje në ndeshjen e parë, këto janë fjalët e Milot Rashicës

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka debutuar me humbje në ndeshjen debutuese me Norwich Cityn.

Të njëjtit janë mposhtur me rezultat bindës 0-3 nga Liverpooli të shtunën pasdite.

Sulmuesi kosovar ishte “armë” shtesë për nikoqirët nga minuta e parë gjerë në të 77-tën.

Megjithatë, ky debutim qe jo i mirë për futbollistin vushtrrias.

Rashica pas ndeshjes ka reaguar përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale.

“Rezultat zhgënjyes sonte, por ne vazhdojmë. Mbështetje e jashtëzakonshme nga tifozët tanë”, ka shkruar Rashica.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare e Milot Rashicës me fanellën e Norwich Cityt.

Vushtrriasi u transferuar këtë verë në Premierligën angleze nga Werder Bremeni i Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *