Chelsea humbi kundër Liverpoolit me rezultatin 5-3 duke ndërlikuar së tepërmi situatën e tyre për pjesëmarrjen në Champions League. Trajneri Frank Lampard u përplas me Jurgen Klopp dhe stafin e tij gjatë ndeshjes, madje e teproi me fjalët e nxjerra nga goja.
Përplasja ndodhi për një faull që gjyqtari kryesor dha në dëm të bluve të Londrës pas ndërhyrjes së Kovacic ndaj Manesë. Tekniku i Chelseas që po humbiste me rezultatin 1-0 i foli gjyqtarit të katërt: “Si është faull? Nuk ka faull aty”. Tekniku i bluve më pas iu kthye zëvendëstrajnerit të Liverpoolit, Pep Lijnders: “Ulu në pankinë, pusho!”.
Klopp ndërhyri dhe i tha të qetësohej, por furia e Lampard shkoi dhe më tej: “Mos më thuaj mua të pushoj, thuaji atij të ulet në pankinë”. Tekniku i Chelseas nuk u qetësua as pas një ecejakeje në pankinë dhe u rikthye sërish duke iu drejtuar Lijnders: “Kur unë them diçka, nuk është faull, nuk po të pyes ty”. Në atë moment Klopp, ngriti zërin duke i kërkuar të qetësohet dhe përgjigjja e Lampard ishte shumë e ashpër: “Ti mund të p*rdhesh, ashtu si të gjithë ju. Mendon se mund të bësh të madhin, ik p*rdhu!”, – i tha Lampard që nuk gjeti më përgjigje.
Classic Sunday afternoon stuff from Lampard and Klopp. Love it ?? pic.twitter.com/6FanuAF8As
— ᴅᴀᴠɪᴅ ᴇʟʟɪs (@fullback03) July 23, 2020