Juventusi ka njoftuar se Matthijs de Ligt ka rezultuar pozitiv me virusin korona.
“Zonja e Vjetër” ka konfirmuar një tjetër rast me COVID-19 në skuadër, derisa De Ligt është i infektuari i radhës, shkruan “Zeri.info”.
Klubi ka njoftuar këtë lajm me anë të një njoftimi për shtyp:
“Juventusi njofton se gjatë testimeve të fundit, De Ligt ka rezultuar pozitiv me COVID-19″.
‘Futbollisti tashmë është vendosur në izolim”, thuhet më tej.
Alex Sandro dhe Juan Cuadrado ishin dy futbollistët që i munguan Juventusit në ndeshjen e fundit ndaj Milanit shkaku i COVID-19.