Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, foli me mikrofonat e Radio Capital për të bërë një vlerësim të momentit të ekipit.
Në lidhje me deklaratën e Andrea Pirlo i cili komentoi vendimin për të hequr 3 pikët e fituara në tavolinë për bardhezinjtë në Juventus-Napoli duke thënë se “më vjen keq që skuadrat e tjera u dëmtuan jo për ne që do të luajmë ndeshjen”.
“Pirlo duhet të jetë thjesht një trajner, t’i lërë përgjigjet e caktuara përfaqësuesve të tij të klubit. Ky është një dënim shtetëror, një ligj shtetëror në këtë rrëmujë Covid, me shtetin në gjendje të merret me të, çfarë po bën? A vendoset një ligj sportiv përpara një ligji shtetëror, duke rrezikuar dënimin? Më duket e çmendur.
Pirlo nuk është avokat, ai nuk njeh disa procedura dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në lidhje me protokollet.
Nuk dua ta quaj Pirlon një Pirla (k*r) Do të ishte shumë e lehtë. Bëhu trajner. Ai tha atë që do të thoshte çdo trajner për të mbrojtur klubin për të cilin punon”.