De Gea drejt largimit, United ka gjetur portierin e ri

Portieri i Spanjës dhe Manchester Unitedit, David De Gea mund të largohet pas gati 10 vitesh nga “Djajtë e Kuq”.

Futbollisti nuk po ruan nivelin e sezoneve të kaluara, kur renditej ndër portierët më të mirë në botë, por në dy sezonet e fundit kanë lënë një shije të hidhur te tifozët dhe drejtuesit e klubit të madh anglez.

Mediat e huaja raportojnë se drejtuesit e Manchester United kanë gjetur portierin e ri që do të mbrojë portën e skuadrës së “Old Trafford”. Ai është futbollist i Manchester United, i cili është huazuar te Sheffield United. Dean Henderson është përzgjedhur si zëvendësuesi i De Geas mes shtyllave të “Djajve të Kuq”.

Megjithatë, spanjolli ka mundësi të përfundojë në një skuadër të mirë duke patur parasysh eksperiencën dhe cilësitë teknike të dalluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *