De Bruyne zbulon pas shumë vitesh arsyen e largimit nga Chelsea

Kevin De Bruyne ka shpjeguar arsyet e tij të largimit nga Chelsea, me belgun që pranoi se ai kurrë nuk priste të bëhej një super yll te Manchester City.

Mesfushori belg ndërpreu lidhjet me klubin nga Stamford Bridge në janar të 2014, pasi kishte kaluar më parë një periudhë huazimi te Werder Bremen në sezonin 2012-13.

Më pas, De Bruyne kaloi tek Wolfsburg, ku shkëlqeu dhe u rikthye pastaj në Ligën Premier tek City, ku u zhvillua në një nga lojtarët më të mirë në botë.

Pas shumë vitesh, De Bruyne ka zbuluar arsyet e tij të largimit nga Chelsea.

“Vendosa të largohem sepse ndjeva se nuk kisha asnjë shans për të luajtur në atë kohë”, ka thënë fillimisht De Bruyne për Sky Sports.

“Unë nuk pashë shumë mundësi që vijnë për mua, ishte vendimi më i mirë për të lënë Chelsean dhe për të shkuar në një situatë ku ndjeva se mund të filloja përsëri”.

“A e prisja që të shkonte në këtë mënyrë? Padyshim jo sepse në atë kohë ishte një pikë e ulët në karrierën time, por unë kurrë nuk kisha asnjë dyshim në aftësitë e mia si futbollist”.

“Nuk mund të mendoja se çfarë do të ndodhë tetë vjet më vonë duke luajtur për Cityn, në Kupat e Botës dhe gjithë ato gjëra. Është e mrekullueshme”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *