Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, federata e futbollit të Iranit ka zgjedhur ish-trajnerin e Shqipërisë, për t’i besuar drejtimin e skuadrës.
Thuhet se iranianët i kanë ofruar teknikut italian një kontratë 2.5 vite, deri në botërorin e Katarit.
Një mundësi e mirë për De Biasin, i cili ende nuk ka kthyer përgjigje për këtë propozim të marrë dhe pritet të kthejë një përgjigje në 48 orët e ardhshme.