Davide Massa, një nga më të besuarit e UEFA-s gjykon takimin Kosovë – Zvicër

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila luhet të marten nga ora 20:45, do të drejtohet nga një prej gjyqtarëve më me përvojë të futbollit evropian – Davide Massa nga Italia.

Ky duel ka rëndësi të jashtëzakonshme për “Dardanët”, të cilët matematikisht kanë ende gjasa për një kualifikim direkt në Kampionat Botëror, por vështirësia mbetet shumë e lartë, pasi duhet fitore me gjashtë gola.

Davide Massa, 42 vjeç, është gjyqtar i kategorisë “Elite” në UEFA dhe njihet për menaxhimin e qetë të ndeshjeve të mëdha, komunikimin e qartë me lojtarët dhe vendimet e sakta nën presion.

Për ndeshjen Kosovë – Zvicër, Massa do të ketë mbështetje nga një ekip italian i përgatitur për sfida të këtij niveli: Asistent i parë: Filippo Meli (ITA), Asistent i dytë: Stefano Alassio (ITA) Gjyqtari i katërt: Daniele Chiffi (ITA).

Zvicra ka 14 pikë deri më tani, ndërsa Kosova ka 10 pikë, pas pesë xhirove. Kosova ka siguruar tashmë play-offin për Kampionatin Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *