Barcelona po kthehet së shpejti në shtëpi!
La Liga ka njoftuar orarin për javën e 13-të të kampionatit spanjoll, në të cilën katalanasit do të presin Bilbaon, ndërsa vendndodhja ende nuk është përcaktuar.
Sigurisht, njerëzit në Barcelonë po punojnë që kjo ndeshje e veçantë të jetë e para në Camp Nou, megjithatë, gjithçka do të varet nga teknikët e këshillit bashkiak dhe zjarrfikësit. Domethënë, nëse ata do të japin lejen e parë pasi të përfundojnë punimet dhe riparimet e kërkuara.
Nëse Barcelonës nuk i jepet leja e parë, atëherë ndeshja kundër ekipit të Ernesto Valverdes do të zhvillohet në Montjuic. Datat e ardhshme të mundshme për kthimin e Barcës në shtëpi janë ose 29/30 nëntor kundër Alaves, ose 3 dhjetor kundër Atletico Madrid.