Pas fitores mbresëlënëse kundër Armenisë (5:2), Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për miqësoren e radhës kundër Komoreve, e cila zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00.
Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda bashkë me stafin teknik kanë punuar me futbollistët që nuk kishin minutazh të plotë në sfidën e mbrëmshme, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit ka zhvilluar seancë rigjeneruese në ambientet e hotelit, nën mbikëqyrjen e trajnerit të fitnesit.
Pavarësisht temperaturave të larta, angazhimi i futbollistëve dardanë në stërvitje ka qenë i jashtëzakonshëm, duke reflektuar atmosferën pozitive që mbizotëron në kampin e Kombëtares.
Pas stërvitjes, folën Lindon Emërllahu dhe Dion Gallapeni, të cilët u shprehën të lumtur me paraqitjen ndaj Armenisë, veçanërisht në pjesën e dytë dhe shprehën besimin e tyre për një tjetër paraqitje të mirë në përballjen e së hënës dhe për fitoren e radhës.