Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Kampinatin Evropian.
Dardanët fillimisht me 16 qershor në “Fadil Vokrri” ndeshen me Rumaninë, ndërsa tri ditë më vonë në Hungari përballen me Bjellorusinë.
Dje trajneri Alian Giresse ka zhvilluar stërvitjen e parë dje, ndërsa sot do të ketë të radhës ku edhe pritet të plotësohet grupi.
Stërvitjet po mbahen në kampin Nacional në Hajvali.