Dardanët mirëseardhje trajnerit francez: Duam punë me përgjegjësi e jo periudhë kalimtare para pensionimit

Kosova nga sot e fillon rrugëtimin e saj me trajnerin e ri francez, Alain Giresse.

Tifozët Dardanët i kanë uruar mirëseardhje dhe mbështetje, por edhe kanë përkuar punë me përgjegjësi nga ai.

Postimi i Dardanëve në Facebook

Shpresojmë t’i rikthehemi pozitivitetit, dinamikës së nevojshme dhe mbi të gjitha rezultateve.

Ka kohë të përshtatshme për t’u konsoliduar deri në fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Jemi besimplotë që nuk do të mungojë vullneti për të bërë punë të mira nga trajneri i ri. Kjo etapë nga ai kërkojmë të konsiderohet detyrë me përgjegjësi ndaj miliona futbolldashësve që përkrahin kombëtaren e Kosovën, e jo periudhë kalimtare lehtësuese para pensionimit.

Të priftë e mbara, Kosovë! ??.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *