Kombëtarja e Kosovës U21 ka pasur një paraqitje të mirë përballë Çekisë në sfidën e luajtur sonte në “Fadil Vokrri”.
Kosova e Çekia u ndeshen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian derisa kanë qenë mysafirët ata që ngadhënjyen me rezultat 0:1.
Shpresat dardane kanë pasur një paraqitje shumë të mirë, derisa në pjesën e dytë kanë bërë shumë presion për ta barazuar rezultatin por nuk ia dolën.
Takimin e vendosi një gol i shënuar nga Gabriel në minutën e 39-të të pjesës së parë.
Kosova pas tri ndeshjeve në Grupin G ka një fitore dhe dy humbje derisa Çekia është e para me tri fitore.