Çdo gjë është gati për sfidën mes Kombëtares së Kosovës para përballjes me Uellsin.
Kjo ndeshje zhvillohet sot (e marte) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 14:00, në kuadër të Grupit 4 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Kosova nuk i nisi në mënyrë pozitive kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2025 për futbolliste.
Të premten në Antalya të Turqisë futbollistet e Kosovës pësuan 2:0 nga Ukraina.
Sot Dardanet kërkojnë pikë maksimale nga Uellsi.