“Dardanët” bëjnë thirrje për mbështetje të Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Gjasat për kualifikim tashmë janë shuar pas barazimit 1:1 me Zvicrën, por grupi i tifozëve “Dardanët” kanë bërë thirrje të mbushen tribunat në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta mbështetur skuadrën përfaqësuese.

“Nesër luajmë ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bjellorusisë. Anipse shpresat për kualifikim në Evropian janë shuar, pas paraqitjes vetmohuese të treguar në Bazel, djemtë meritojnë përkrahjen më të madhe të mundshme, në mënyrë që ta mbarojmë me një fitore këtë cikël. Ftojmë anëtarët tanë që të jenë pjesëmarrës në tribunën e veriut në formë sa më masive. Si gjithmonë, ju ftojmë që të koordinoheni me përgjegjësit nëpër qendrat e ndryshme të vendit, të cilët do të ju orientojnë për organizimin, nisjen drejt Prishtinës dhe detajet tjera. Njëherësh kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit që do ta luajë Kosova për këtë vit kalendarik, kështu që mungesa në stadium nuk gjen arsyetim për askënd, jo vetëm anëtarët e tifogrupit tonë”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

Kosova luan ndaj Bjellorusisë të martën nga ora 20:45 të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *