Danny Welbeck shënon gol pas 600 ditësh, por perla e tij po cilësohet si një nga golat më të mirë në Ligën Premier

Danny Welbeck ka kthyer vëmendjen e mediave pas më shumë se një vitit, pasi ka shënuar një gol të bukur më gërshërë në ndeshjen ndaj Norwich Cityt, ku Watford fitoi 2-1.

Welbeck nuk shënonte tash e një kohë të gjatë, por rikthimi i tij ishte i jashtëzakonshëm, kur i dha fitoren Watfordit kundër Norwich City.

29-vjeçari nuk kishte shënuar tash e 600 ditë, pasi goli i tij i fundit vinte me Arsenalin në vitin 2018.

Goli i tij i dha fitoren Watfordit, që po lufton për të mbetur në elitë këtë sezon.

Ky gol po cilësohet si prej më të mirëve këtë sezon, ndërsa ai ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje këtë sezon shkaku i dëmtimeve.

Watford ka 31 pikë në vendin 17-të dhe deri në fund do t’i duhet ende Welbeck që të arrijë shpëtimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *