Danimarka është kombëtarja e parë që ka siguruar çerekfinalen në Euro 2020 pasi e ka mposhtur pa shumë vështirësi Uellsin me rezultat 4:0, shkruan Demokracia.com.
Kasper Dolberg është hero i skuadrës daneze me dy gola të shënuar ndërsa nga një e shënuan Mahle dhe sulmuesi i Barcelonës, Baithwaite.
Danimarka e ka merituar plotësisht këtë fitore dhe tashmë mund të cilësohet si një kombëtare shumë e rrezikshme për çdo kundërshtar që do t’i del përpara.