Nuk ka fitues në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës pas 90 minutave lojë në stadiumin Wembley.
Danimarka u tregua një kundërshtar mjaftë i fortë për Anglinë edhe pse kjo e fundit ishte cilësuar si favorite për këtë takim.
Të parët në epërsi kaluan danezët në minutën e 30’ të ndeshjes kur Damsgaard realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, përcjellë KosovaPress.
Shifrat u barazuar në minutën e 39’ kur Simon Kajer realizoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë përkundër përpjekjeve të të dy ekipeve. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe tani ndeshja do të shkoj në vazhdime me dy herë nga 15 minuta.