Pa fitues e ka gola ka përfunduar ndeshja derbi e xhiros së 20-të të Superligës në mes Prishtinës e Ballkanit.
Në një atmosferë fantastike nga të dy tifozërit rrjetat mbetën të heshtura duke mos parë asnjë gol publiku në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas këtij barazimi Ballkani mban kreun e tabelës me 41 pikë, kurse Prishtina ka 3 më pak në vendin e katërt.
Kryetrajneri i Prishtines, Armend Dallku, ka folur pas ndeshjes, duke theksuar se rezultati i barabarte ishte real.
“Dëshira për fitore dhe presioni e bënë të vetën. Rezultati baras ishte real. Rëndësia e ndeshjes e bëri vetveten. Kundërshtari bëri zhagitje dhe rënie në tokë. Deri në fund ka shumë ndeshje. Nëse nuk do të besoja në titull nuk do të isha këtu. E kemi ekipin më të mirë në Kosovë. Gara e gjatë. Një pikë nuk është e dëshiruar, por vazhdojmë tutje. I përgëzova djemtë për luftën”, tha Dallku.