Dukagjini ka arritur të fitojë me penallti (4-3) në ndeshjen e barazhit për Superligën e Kosovës ndaj Trepçës ’89, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1-1.
Me këtë fitore, klubi nga Klina siguron inkuadrimin në Superligës, ndërsa mitrovicasit bien në Ligën e Parë.
Pas ndeshjes për “Artmotion” shumë i lumtur u deklarua trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.
“Faleminderit futbollistëve dhe të gjithë qytetit e Klinës, mendoj se e merituam Superligën, sepse luftuam shumë. Sot me një ndeshje shumë të mençur besoj se e merituam fitoren dhe Superligën”, tha Dallku pas ndeshjes.