Dallku flet pas humbjes: Finalja e Kupës ishte fokusi ynë

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka deklaruar se finalja e Kupës ishte fokusi i tyre.
Dallku deklaroi për mikrofonin e SuperSport Kosovës se edhe ndaj Flamurtarit kishte përdorur një ekip mix ashtu sikur edhe sot ndaj 89shit.

“Edhe në ndeshjen me Flamurtarin kishim një mix në ekip sikurse edhe sot. Fokusi ynë është Kupa dhe unë vendosa t’i pushojë disa lojtarë dhe të jenë të gatshëm për finale. Sa i përket ndeshjes shënuam golin e parë por kundërshtari kishte më shumë dëshirë sesa ne. Na i prishi punët edhe lëndimi i portierit dhe portieri tjetër hyri pa nxehje dhe pësoi golat. Kjo nuk na demoralizon dhe fokusi ynë është Evropa dhe Kupa”, ka thënë Dallku.Prishtina me këtë humbje sezonin e përfundon në pozitën e katërt me 62 pikë të grumbulluara.

Vlen të theksojmë se Prishtina të mërkurën do të zhvillojë finale e Kupës së Kosovës ndaj Ballkanit. Fituesi i Kupës do të paraqitet në Ligën e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *