Prishtina ka marr fitore të rëndësishme si vendas ndaj Ferizajt, shkruan Gazeta Sport.
Në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina fitoj me rezultatin 3:2.
Ahmet Januzi me dy gola, dhe Otto John me një tjetër ishin shënuesit e Prishtinës.
Kurse, për mysafirët shënuan Albin Krasniqi dhe Taulat Dajaku.
Pas ndeshjes trajneri i Prishinës Armend Dallku tha:
“Loja e jonë sonte ka ndikuar mendoj unë edhe shiu dhe fusha e lagur, porn ë asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojmë një lojë të tillë. Pas pjesës së parë biseduam me lojtarët se duhet ta rritim intenzitetin tonë, presionin ndaj kundërshtarit dhe shpejtësinë e lojës, dhe jam i pajtimit edhe unë se kishin shumë raste shënimi, por fakl portierit të tyre rezultati nuk ishte më i thellë se ky. Por, pësimi i golave është i pafalshëm për ne, pasi pranuam gola nga një skuadër gkysmëe larguar nga elita , dhe duhet të punojmë edhe më seriozisht që këto gabime të mos përsëriten sërish, dhe shkojmë tutje”,tha Dallku që foli edhe për derbin e radhës ndaj Dritës.
“Është e vërtetë se ne udhëtojmë në Gjilan dhe do të takohemi me një pretedente tjetër për titull siç është Drita. Ne do mundohemi t’i pushojmë lojtarët që ishin kishinngarkesë maksimale dhe të nxjerrim më të mirën në atë ndeshje. Ne normalisht shkojmë gjithmonë për fitore dhe shrpesojmë që t’ia dalim”, përfundoi Dallku.
Me fitore, Prishtina tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me pikë të njëjta si Gjilani.