Kampionia e Kosovës në futboll, FC Prishtina nesër do të debutojë për herë të parë në Ligën e Kampionëve.
“Bardhekaltrit” do të përballen me Folgoren në kuadër të raundit të parë të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.
Një ditë para ndeshjes, FC Prishtina ka njoftuar se futbollistët kanë kryer testin për COVID-19 në mbrëmjen e së dielës.
Të gjithë futbollistët kryeqytetas kanë rezultuar negativë në këtë testim para ndeshjes dhe kësisoj ata janë të gatshëm për skuadrën kundërshtare.
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Folgoren zhvillohët të martën në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 20:00.
Në rast fitoreje atëherë Prishtina në finale do të takohet me fituesin e çiftit tjetër Havnar Bóltfelag – Inter Club d’Escaldes.
Ndërkaq, fituesi i rrethit parakualifikues në raundin e parë kualifikues do të ballafaqohet me skuadrën e njohur hungareze, Ferencvaros.