Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson është goditur me bërryl nga ndihmës gjyqtari në pjesën e parë të ndeshjes me Arsenalin.
Dy skuadrat i mbyllën 45 minutat e parë me Arsenalin që ishte në avantazh 2-1 pasi Mohamed Salah ngushtoi epërsinë e mysafirëve, pas golave nga Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus.
Por, më pas ishte një kaosi i pastër në vërshëllimën e fundit për pjesën e parë, me lojtarët e Liverpoolit që rrethuan gjyqtarin Paul Tierney.
Por, Robertson u pa duke mbajtur hundën, pasi ndihmës gjyqtari Constantine Hatzidakis e kishte goditur atë me bërryl dhe kjo u bë e ditur edhe nga gazetari i SkySport, Geoff Shreeves.
Sky tregoi një sërë këndesh të ndryshme të momentit dhe sigurisht që mund të ketë pasoja për gjyqtarin.
Ndeshja që u zhvillua në javën e 30-të përfundoi 2-2, ndërsa Arsenali mbetet vetëm gjashtë pikë larg Manchester Cityt, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.