Cristiano Ronaldo u shfaq i zemëruar pas ndeshjes kundër Everton përfunduar me shifrat 1-1.
Kampioni portugez e nisi takimin në stol ndërsa në minutën e 57′ hyri në fushë. Ronaldo ishte dëshmitar kur lojtari i Everton, Andros Townsend shënoi dhe imitoi festën e portugezit “Siuuu” në minutën e 65′.
Gjesti i Ronaldos kundër Townsend
Pas bilbilit të trefishtë Townsend iu afrua Cristianos me dashuri, duke u përpjekur ta përqafonte, por portugezi u shfaq i nevrikosur.Autori i golit shpjegoi në një intervistë pas ndeshjes arsyen e gëzimit të tij të veçantë: “Ronaldo është idhulli im. Unë u rrita duke e parë atë dhe kalova orë të tëra në fushën stërvitore duke u përpjekur të ekzekutoja teknikat e tij. Ishte një nder të isha në të njëjtën fushë me të”.
Ronaldo fuming cuh Townsend done his celebration ?? pic.twitter.com/7CpPHGfoUZ
— M (@m_tactician) October 2, 2021