Roma është afër të nënshkruajë me mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili pritet të hedh nënshkrimin e tij në një kontratë pesë-vjeçare.
Sky Sport Italia shkruan se Kumbulla ka arritur marrëveshje me Giallorossët dhe pritet të nënshkruajë një kontratë deri në qershor 2025, por fillimisht vitin e parë do të jetë në huazim nga Verona me detyrim blerje.
Lojtari 20-vjeçar që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë ka luajtur në 28 ndeshje me Veronën.
Kartoni i tij do t’i kushtojë Romës në total 30 milionë euro, që do të paguhen verën e ardhshme.
Edhe pse Kumbulla pritet të kalojë te Roma, klubi nga kryeqyteti italian do të luftojë që të sjell Cris Smallingun nga Manchester United.