Daku shpallet më i miri i ndeshjes, golat ia dedikon Martin Canit Daku shpallet më i miri i ndeshjes, golat ia dedikon Martin Canit

Mirlind Daku ishte fantastik në ndeshjen e sotme, duke realizuar dy gola në fitoren e Rubin Kazan.

Sulmuesi shqiptar e fitoi epitetin e më të mirit të ndeshjes.

Pasi që e pranoi çmimin, ai pati një dedikim të veçantë, duke ia dedikuar golat e tij 14 vjeçarit të vrarë javën e kaluar tragjikisht në Shqipëri, Martin Canit.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shndrit në parajsë”, thuhet në dedikimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *