Daku konfirmon largimin nga Ballkani në fund të edicionit, zbulon të ardhmen

Vetëm në Superligë, sulmuesi kosovar ka shënuar 26 gola me Ballkanin.

Ish futbollisti i Llapit është i huazuar te Ballkani nga skuadra kroate Osijek.

Por, në fund të këtij edicioni, Daku do të rikthehet në Kroaci.

“Unë do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin. Pas përfundimit të sezonit do të kthehem te Osijeku. Ka pasur oferta nga disa skuadra, por duhet të bisedojë me trajnerin dhe klubin dhe ka mundësi që të transferohem diku tjetër” deklaroi Daku për Indeksonline.

23-vjeçari ishte transferuar te Osijeku në vitin 2018 nga Llapi.

Për një gjysmë-sezon ishte i huazuar te Kukësi në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *