Ylli i Ballkanit, Mirlind Daku është deklaruar pas fitores ndaj Trepçës ’89, ku realizoi gol, derisa i ftuar ishte edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.
Në sytë e teknikut zviceran, Daku realizoi gol të bukur për Ballkanin, duke ia bërë me dije se e meriton ftesën.
Pas ndeshjes, Daku konfirmoi se nuk ishte në dijeni që Challandes do ishte në stadium, por është i gatshëm kurdo që ky i fundit do ta ftojë.
“Nuk e dija as nuk kisha informatë se do ishte në stadium. E bëra punën time në fushë”.
“Jam i gatshëm kurdo që më fton. Vazhdoj të punoj aq sa mundëm. Nëse marrë shansin të luajë në Kombëtare, do jem i nderuar të vesh atë fanellë”, tha ai.
Pritet të shihet në ditët në vijim, nëse Daku do ftohet për ndeshjet e muajit mars.