Ballkani është mposhtur nga Sivasspori në Prishtinë.
Suharekasit u mposhtën me përmbysje 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ekipi turk, Sivasspori.
Përkundër që ishin duke fituar, kampioni i Kosovës e lëshoi fitoren nga duart duke humbur në fund.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja deklaroi se kishin shanse të mira për ta dyfishuar epërsinë, por që dështuan.
“Bëmë një pjesë të parë të mirë. Në ndeshje të tilla duhet të jesh efikas në rastet e krijuara. Kemi pasur shanset tona në pjesën e dytë për ta çuar rezultatin në 2:0. Po luajmë ndeshje çdo tri-katër ditë. Natyrisht që vije në shprehje lodhja. Një lojtar i ri mund të promovohet në një ndeshje tjetër, por jo në një ndeshje të një rëndësie të tillë”, u shpreh Daja.