Daja: Ishte barazim i dhimbshëm, por duhet të jemi të kënaqur me atë që treguam

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas ndeshjes është parë i dëshpëruar me barazimin, por thotë se kjo paraqitje duhet t’i gëzojë të gjithë pasi kishin një paraqitje shumë të mirë ndaj kampionëve të Rumanisë, Cluj.

“Na mungoj prezenca e kapitenit Edvin Kuç pasi ai është shumë i rëndësishme në ato zona ku luan.

Këtë barazim nuk e marrim si humbje në fund por si një prezantim shumë të mirë. Sigurisht që barazimi në fund është i dhimbshëm dhe dëshpëron por nuk duhet harruar që kemi zhvilluar një lojë të mirë dhe them se ky rezultat është më shumë sesa barazim“, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Ballkanit Ilir daja për Artsport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *